“Laçi ta ketë për nder që luan me një ekip si Vllaznia”, Adili karikon shkodranët: Ta fitojmë titullin kampion

Adili ka karikuar tifozerinë shkodrane përpara nisjes së këtij sezoni të ri. Këtë herë Vllaznia do ta nis me Laçin këtë maratonë, ndërsa bëhet fjalë për dy skuadra të forta që mbi të gjitha kanë luajtur në Europë dhe nuk do ta kenë të vështirë për t’u futur me marshin e duhur. Ndërkohë sipas raportimit të “Supersport”, Adili shprehet qartë se klubi kërkon titullin kampion dhe në të njëjtën kohë thuhet se Laçi duhet ta ketë për nder që luan me Vllazninë.

Jam i lumtur që erdhi dita që do fillojmë. E dimë se për kë kundërshtar bëhet fjalë, dimë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Siç e dinë edhe ata se kë kanë përballë. Skuadra? Jemi të uritur për kampionatin, sepse dallojnë nga gjithë ndeshjet e tjera. Skuadra më duket mirë dhe bërthama e ekipit që ka mbetur ia ka bërë më të lehtë lojtarëve të rinj për t’u përshtatur.

Objektivat? E kam thënë edhe vjet, kundërshtari i vërtetë i Vllaznisë është vetë Vllaznia. Nëse jemi më të fortë se vjet, këtë do ia lëmë kohës. Ato që thotë drejtori Djarmati nuk e thotë kot dhe të dalë fjala e tij. Derisa jam këtu, duke parë ambientin brenda dhe jashtë fushe jam më shumë se i kënaqur që jam këtu. Nëse do përsërisim sezonin e shkuar nuk do isha i kënaqur, sepse e humbën në fund titullin kampion. Këtë sezon le ta fitojmë.

Europa? Diferenca është e madhe, aty e sheh se nuk kanë diçka më shumë skuadrat, por organizimi është ndryshe. Kur merr pjesë atje, bëhesh më I fortë. Nuk I trembemi Laçit, asnjë kundërshtari, Laçi ta ketë për nder që luan me një ekip si Vllaznia, jo ne”, tha Adili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *