“Jemi klubi më i titulluar në vend, objektivi është Europa”! Shehi flet para nisjes së Superiores: VAR? Ka edhe gjëra që nuk ndahen

Orges Shehi ka folur përpara takimit që do të zhvillojë Tirana kundër Skënderbeut. Bardheblutë e nisin këtë sezon në Superiore ndaj korçarëve, ndërsa tekniku i bardhebluve shprehet se Europa është objektivi më minimal për ekipin më të titulluar në vend. Gjithashtu është komentuar edhe risia e futbollit shqiptar, VAR. Por shpeshherë kemi raste edhe në vende të ndryshme europiane që nuk ndahen as me praninë e kësaj teknologjie.

“Kemi bërë një merkato të mirë, kemi lojtarë me shumë ambicie dhe të rinj në skuadër për të arritur objektivat tanë. Gjendja është e mirë, Bekaj është mirë doli negativ në testet e COVID-19. Skuadra është e plotë, dhe përballemi nesër me Skënderbeun që meriton respekt.

Të gjitha skuadrat janë të forta, duhet të bëjmë maksimumin. Janë bashkuar skuadra si Dinamo që dihet historia e tyre, por edhe këtë vit është e fortë, edhe Egnatia gjithashtu. Do të jetë një kampionat me shumë rivalitet.”

Ne jemi tek klubi më i titulluar në vend, objektivi është i qartë minimumi është Europa. Është riformatuar skuadra, kanë ikur shumë lojtarë cilësor që do të bënin mirë me çdo skuadër, por kemi marrë lojtarë që kanë shumë cilësi dhe koha do ta vërtetojë nëse do të jenë njësoj si ata që u larguan.

Normalisht që VAR-i është një teknologji që të ndihmon, por nuk zhduk asgjë. Ka dhe disa gjëra që VAR-i nuk i ndan. Për ne është një risi, sepse do të ketë ndalesa në lojë që do të duhet të mësohemi, do të ketë raste që do të gëzohemi dhe hidhërohemi sigurisht sepse mund të na heqi një gol. Fillimi është pak i vështirë sepse do të duhemi të mësohemi”, tha Shehi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online