Laçi ka luajtur sot një ndeshje miqësore në Krujë kundër Kastriotit, sfida e dytë miqësore për kurbinasit në vitin e ri, pas barazimit 1-1 kundër Dinamos.
Këtë radhë skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani shkëlqeu, duke fituar 4-1.
Ashtu si ndaj Dinamos, personazhi kryesor i Laçit ishte sulmuesi Xhixha, i cili shënoi në minutat 24 e 52, ndërkohë që Ansi Nika kishte shënuar në fund të pjesës së parë dhe vlonjati i afruar në janar nga Teuta, Arbër Beqaj, shënoi në minutën e 50-të.
Për Kastriotin, që zhgënjeu ndaj një rivali të Superiores, golin e vetëm e shënoi Xhaferri në minutën e 67-të.
KASTRIOTI – LAÇI 1-4
GOLAT: Xhaferri 67′ / Xhixha 24′, 52′, Nika 44′, Beqaj 50′