Laçi përmbys Lushnjen dhe konfirmohet si forca e tretë

Laçi ka arritur një fitore me shumë vlerë, pasi ka marrë maksimumin e pikëve në transfertën e Lushnjes . Edhe pse nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi e gjetën veten në disavantazh. Ishte goli i Pepës që i dha të drejtën e festës vendasve, por e cila zgjati shumë pak pasi Uzuni vendoi baraspeshën që në fraksionin e parë. Në pjesën e dytë ishte sërish Myrto Uzuni, i cili shënoi golin e dytë personal, duke përmbysur rezultatin. Për të qetësuar teknikun Gentian Mezani mendoi Harallamb Qaqi që shënoi dhe golin e tretë, duke konsoliduar pozitat në vendin e dytë dhe i afrohen Kukësit në renditje. Me 10 lojtarë e mbyllin ndeshjen vendasit, pas daljes me të kuqe të Alushit, vetëm 1 ore lojë. Në krahun tjetër Lushnja nuk ndryshon asgjë dhe pëson humbjen e radhës.

 

Lushnja 1-3 Laçi

Shënues: Pepa 27’/ Uzuni 33′, 58′, Qaqi 69′

GOLAT

27′ – Pas një harkimi të bukur, Pepa me kokë godet dhe çon topin në fundin e rrjetës së Vatës

33′ – Laçi reagon menjëherë dhe gjen golin e barazimit, pas një goditje të saktëtë Uzunit në hyrje të zonës

58′ – Uzunii vigjilent, shfrytëzon një dalje të gabuar të portierit vendas, dhe realzion golin e dytë.

69′ – Pas një goditje dënimi, Spaho nuk kontrollon siç duhet dhe Qaqi nuk e ka të vështirë të shënojë.

Lushnja: Spaho, Ruço, Koreshi, Bufasi, Mone, Alushi, Gava, Papa, Canka, Branica (Meto 72′), Pepa. Trajner: Dritan Çuko. Të gatshëm: Bejte, Taullau, Përgjini, Dervishi, Byzhyti, Çelaj.
Laçi: Vata, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Shala, Lulaj (Zogaj 89′), Kallaku, Lushkja, Shtubina (Xhixha 57′), Uzuni, Rexhinaldo (Bushi 87′). Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Selmani, Maikon.

Kartonë të verdhë: Alushi 14′, Papa 71’/ Lulaj 25′, Fangaj 73′

Karton i kuq: Alushi 60′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *