Laçi ka gjetur pak frymëmarrje në rezultate me ndërrimin e trajnerit. Te kurbinasit ka mbërritur Francesko Moreiro, që debutoi me fitore në shifrat 3-1 ndaj Vllaznisë. Shkodranët shënuan të parët falë një autogoli të pafat të Dajsinanit në minutën e 17. Por ndryshe nga më parë, Laci jo vetëm që është kundërpërgjigjur, por ka përmbysur ndeshjen.
Papa riktheu baraspeshën e ndeshjes në minutën e 44, për ta mbyllur pjesën e parë në 1-1. Gjithcka u vulos në dy minuta sa i përket fitores së Lacit. Fillimisht ishte Mjaki në minutën e 53 që gjeti rrjetën, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Melo siguroi gjithçka në 3-1. Ndërkohë derbi i cuditshëm i kryeqytetit që u zhvillua në Vlorë, Tirana-Dinamo, ka përfunduar 0-0. VAR i anuloi gola të dy ekipeve, në fillim Soler dhe më pas Vilës. Nga ana tjetër Egnatia ka marrë një pikë me vlera kundër Teutës pasi e mbylli ndeshjen me 1 lojtarë më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Dulysse, por në fund takimi u mbyll 0-0. /Sport Ekspres/