Laçi nuk ka histori që të shpallet kampion? Duro kthen përgjigje: Hiq Partizanin, Vllaznia dhe Teuta kanë vite pa fituar Superioren

Laçi është duke kryesuar kampionatin shqiptar si asnjëherë më parë në histori deri në këtë fazë ku ndodhemi. Një arritje e madhe e kurbinasve me në krye Shpëtim Duron, por që i duhet të përballen me rivalitetin e fortë të Partizanit, Vllaznisë dhe Teutës.

I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN Tv”, Duro i ka kthyer përgjigje edhe njerëzve që shprehen se Laçi nuk e ka historinë e duhur për të pretenduar që të shpallet kampion. Teksa ndan faktin se Partizani, Vllaznia dhe Teuta kanë më shumë traditë se Laçi, kujton se dy kundërshtarët e tjerë përveç të kuqëve kanë shumë vite pa e fituar titullin. Pra si për të thënë se i ka mbetur vetëm emri, pasi pjesa tjetër është e barabartë me kurbinasit.

“Tani është pjesa më e vështirë e kampionatit, jemi katër ekipe që janë shumë afër njëra-tjetrës dhe do të kemi shumë përballje interesante deri në fund. Nuk mund të them se Laçi ka traditën e Partizanit, Vllaznisë dhe Teutës. Por mund të them se vetëm Partizani ka fituar kampionatin së fundmi, se Vllaznia dhe Teuta kanë shumë vite pa u shpallur kampion. Tani duhet përqëndrimi maksimal”, u shpreh Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *