Jo vetëm debutime! Reja mendon dy rikthime në Kombëtare, kuqezinjtë grumbullohen në Barcelonë

Shqipëria nis rrugëtimin e saj në kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Andorra është sfida e parë që ngre siparin për kuqezinjtë, të cilët do të grumbullohen në javën e ardhshme. Sipas asaj që raporton “Ora News“ ekipi kombëtar do të mblidhet më 22 mars në Barcelonë, ku do të vijojë seancat stërvitore për 2 ditë, përpara se të udhëtojë më pas drejt Andorrës për të luajtur takimin. Arsyeja përse është zgjedhur Barcelona si vend grumbullimi për kuqezinjtë është pikërisht fakti i afërsisë me Andorrën si dhe prej situatës që është krijuar tashmë me pandeminë Covid-19.

Ndërkohë në listën e Edi Rejas pritet të ketë risi. Jo vetëm debutime, por edhe ritkhime pritet të ndodhin në kampin e Kombëtares shqiptare. Kështu dy emra që dikur kanë dhënë shumë për fanellën kuqezi do të kenë mundësinë ta veshin përsëri në fund të këtij muaji. Bëhet fjalë për Jahmir Hykën dhe Mërgim Mavraj. I pari aktivizohet në kampionatin kinez, por pavarësisht kësaj mbart me vete një eksperiencë të madhe dhe di mjaft mirë ç’të bëjë me topin ndër këmbë.

Sa i përket Mavrajt, ish-kapiteni po paraqitet mirë në Bundelsigën 2 në radhët e Grojther Fyrth dhe shihet si një alternativë cilësore për të mbyllur boshllëkun e lënë në mbrojtje nga dëmtimet. Enea Mihaj është i dëmtuar, ndërsa Kastriot Dërmaku sapo ka kaluar lëndimin e tij. Megjithatë ajo periudhë e gjatë jashtë fushe ka dhënë efektet e veta negative, duke qenë se forma e tij është larg asaj optimales./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online