Duro, Starova, Sormani, Juliano! Partizani e ka nisur me këta trajnerë në 4 sezonet e fundit dhe 3 prej tyre e kanë nisur kampionatin kundër Laçit.
Sezoni 2014/15: Shpëtim Duro në drejtim, barazim në Laç 1-1, Raçiç e Doku. Jo keq, fundja dihet që Laçi është kockë e fortë në shtëpi.
Një vit më pas, Starova në drejtim, por sërish barazim, në Tiranë, 1-1, Çela e Sukaj.
Me fat Sormani, vjet evitoi Laçin dhe fitoi në debutim.
U ndryshua stadiumi, duke tentuar në “Selman Stërmasi”, erdhi edhe trajner nga Italia, por debutimi mbetet makth, bile Juliano shkoi edhe më keq, duke humbur. Sa për statistikë, Laçi nuk i shënonte Partizanit prej 7 ndeshjesh!