Kukësi dhe Laçi kanë dalë nga “Elbasan Arena” me nga një pikë. Takimi përfundoi në një barazim 1-1. Kurbinasit e filluan më mirë takimin. Rastet e para të takimit i patën Uzuni dhe Hadroj por golin e parë e gjendën verilindorët me anë të brazilianit Melo, i cili shfrëtëzoi më së miri krosimin e Çyrbjes në minutën e 42’.
Goli i rëndoi shumë te Laçi. Skuadra e Mërgjyshit u gjend nën trysnin e Kukësit që kërkonte me çdo kusht të thellonte rezultatin. Por, një harkim nga një goditje standarde solli barazimin e shifrave. Lushkja ishte heroi i Laçit. Kavajasi devijoi topin e harkuar nga Sefgjini, dhe shtangu Kuksianët.
Skuadra e Cungut u mundua të rikthehej te avantazhi, por të çaje Laçin e vendosur i gjithi mbrapa dhe me 10 minuta koha, ishte një mision i pamundur.