Në Laç duan kualifikimin dhe në fakt kundër Anorthosis Fagamusta nuk do të jetë e lehtë. Qipriotët kanë mbërritur në Shqipëri dhe nesër do të zbresin në fushën e blertë prej orës 17:00. Takimi i parë ka përfunduar 2-1 në favor të tyre, por sigurisht që kualifikimi mbetet i hapur.
Trajneri Besnik Prenga e di shumë mirë se skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos kalojë në aventura, pasi një gol i pësuar i vështirëson shumë gjërat. Gjatë këtyre ditëve ka pasur optimizëm te lojtarët, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe thirrjet për tifozët, që duhet të jenë sa më të shumtë në stadium.
Sa i takon grupit të lojtarëve, mbrojtësi Abdurrahman Fangaj, i cili në ndeshjen e parë mungoi për shkak dëmtimi, është rikuperuar. Shkodrani është stërvitur normalisht, por problemi kryesor është ritmi i tij, pasi ka qëndruar për gati dy javë pushim. Për aktivizimin apo jo të tij, do të jetë trajneri Prenga ai që do të vendosë.