Jurgen Zela
Kur bëhet fjalë për Kupën e Shqipërisë, skuadra e Laçit është konsideruar gjithnjë si një eksperte e këtij kompeticioni. Me plot meritë, pasi kurbinasit kanë arritur që të luajnë më shumë finale Kupe se asnjë skuadër tjetër në dekadën e fundit, 4 të tilla me 2 triumfe. Laçi e ka shënuar emrin dhe te lista e fituesve të Superkupës, në një rast. 5 finale të luajtura në total në kaq pak vite janë pa diskutim një dëshmi suksesi. Laçi duhet përgëzuar, se ndryshe nga një pjesë e madhe e skuadrave të Superiores nuk investon miliona të pamenduara, por rrit talente, beson te të rinjtë dhe regjistron dhe suksese të tilla, që do lakmoheshin nga shumë skuadra. Laçi do të luajë shanset e saj në “Elbasan Arena” për të marrë një tjetër Kupë, për t’i bërë një mbyllje të admirueshme sezonit.
PATHYESHMËRIA
Të pathyeshmit e finaleve, kështu mund të konsiderohen bardhezinjtë, të cilët në 5 finalet e luajtura deri më tani ia kanë bërë të vështirë të gjithë kundërshtarëve, duke u hapur punë dhe asnjëherë nuk është mundur në kohën e rregullt. Dy finalet e vetëm që ka humbur, kanë ardhur nga goditja e 11-metërshave. Suksesi i parë në Kupë për kurbinasit ka ardhur më 17 maj të vitit 2013, kur ata mundnin në limitet e kohës shtesë Bylisin me një gol të Çelës në minutën e 119-të. Atë vit Laçi nuk mundi që të marrë Superkupën ndaj Skënderbeut, që iu fal 11-metërshave. Dy vite më vonë, bardhezinjtë mundën Kukësin në finale, falë golave të Veliajt dhe Xhejmsit. Një tjetër sukses që ju dha një tjetër finale Superkupe, sërish me Skënderbeun. Spikati Gentin Selmani në atë takim, e në fund një tjetër trofe për Laçin,me penalltitë që vendosën fatin e këtij trofeu, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2 me golat qau shënuan nga Salihi dhe Xhejms. Kukësi një vit më vonë “mori hak”, por duke vuajtur, pasi edhe pse e pa veten në fitore deri pak sekonda para fundit falë golit të Kariokës, Mitraj hapi ndeshjen dhe takimi shkoi në penallti, gjithsesi në fund gëzuan blutë. Asnjë humbje në 90 minuta për skuadrën e Laçit në 5 finalet e luajtura në Kupë dhe Superkupë. Një sinjal i qartë për Skënderbeun që edhe sot e pret një ndeshje e vështirë, edhe pse është konsideruar si skuadra më e mirë në Shqipëri. Te Kupat, Laçi është skuadra e frikshme dhe këtë e thonë statistikat.
KUPË
17 maj 2013
Laçi – Bylis
Shënues: Çela 119’
SUPERKUPË
18 gusht 2013
Laçi 1-1 Skënderbeu
Shënues: Buljan 90+3/ Pejiç 6’
(me penallti 3-4)
KUPË
29 maj 2015
Kukësi 1-2 Laçi
Shënues: Hasani 45+1’/ Veliaj 29’, Xhejms 69’
SUPERKUPË
12 gusht 2015
Skënderbeu 2-2 Laçi
Shënues: Salihi 65’,74’ / Xhejms 11’ (pen), 51’
(me penallti 7-8)
KUPË
22 maj 2016
Laçi 1-1 Kukësi
Shënues: Mitraj 90+4’/ Karioka 65’
(me penallti 3-5)