Laçi e trondit Craiovan edhe në kampionat! Turpërohet 1-4, presidenti: Nuk po kuptoj më asgjë, edhe një fatkeqësi me Laçin na duhet

Laçi ka tronditur Craiovan pas fitores së arritur në shtëpi me shifrat 1-0. Humbja e ekipit rumun u cilësua si e turpshme, ndërsa presidenti Sorin Cartu zgjodhi menjëherë që të shkarkonte trajnerin grek Ouzounidis dhe ndihmësin e tij, Bledar Kolën.

Pavarësisht kësaj mase të marrë, disfata e kurbinasve e ka ndjekur Craiovan edhe në kampionat. Në ndeshjen hapëse janë mundur në shifrat 4-1 ndaj Steauas së Bukureshtit, ndërsa kjo sfidë vetëm sa ka rënduar gjendjen te kundërshtarët e Laçit. Presidenti i saj, Cartu, nuk po kupton më asgjë se çfarë po ndodh brenda ekipit, por për hir të ndeshjes së kthimit me Laçin po përmbahet në këto momente.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar, asgjë për të thënë. Nuk po kuptoj më asgjë dhe nuk kam se çfarë të shpjegoj. Është e pamundur të gjesh fjalët në këtë moment. Si mund të paraqitesh këtu me Steauan e Bukureshtit? Megjithatë ta lëmë këtu pa ndezur gjakrat më tej para ndeshjes së kthimit në Europë. Kjo është ajo që na duhet tani, edhe një fatkeqësi me Laçin”, tha Cartu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *