Laçi e Kukësi “miqësohen”, të dielën në fushë

0

Kukësi e Laçi kishin programuar prej ditësh një miqësore mes tyre. Dy ekipet që luajnë në kupat e Europës vijojnë përgatitjet në vend dhe e kanë parë të udhës ta shfrytëzojnë një miqësore mes tyre për të parë gjendjen në të cilën janë.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e diel prej orës 18:00. Është vendosur përfundimisht të luhet në stadiumin e qytetit të Librazhdit. Opsion ishte edhe “Nexhip Trungu”. Kurbinasit zhvillojnë miqësoren e dytë, pasi më parë janë përballur me Teutën në Durrës dhe kanë fituar 1-2.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.