Thomas Strakosha e ka nisur Premier League nga stoli. Gardiani shqiptar nuk është titullar në ndeshjen e parë të kampionatit, që Brentford po e zhvillon kundër Leicester në transfertë.
Një sinjal i qartë se gardianin e Kombëtares e pret një tjetër sezon i lodhshëm dhe ku duhet të dëshmojë të gjitha vlerat e tij, për të marrë një shans nga ana e trajnerit të ekipit anglez që aktualisht po preferon Raya. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/