David Silva i ka dhënë lamtumirën Manchester City-t pas 10 viteve të kaluara me këtë skuadër. Lojtari largohet në moshën 34-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të çmuar për “qytetarët”. Një nga më të mirët në fushën e lojës, që me aftësitë e tij ka ndihmuar City-n të ngrejë lart 11 trofe. Diçka e tillë vlerësohet edhe nga drejtuesit e klubit anglez, që në nder të tij kanë vendosur të krijojnë një statujë të tij jashtë stadiumit “Etihad”.
Gjithashtu një fushë stërvitore me një mozaik të bërë me porosi do i kushtohet Silvas në akademinë e Manchester City-t. Kështu mesfushori spanjoll, që është një objektiv i madh i Lazios së Tares këtë merkato, largohet me një trashëgimi të pasur nga skuadra ku për një dekadë të tërë ia doli të lërë gjurmë dhe të kthehet në një nga futbollistët më të mirë të historisë së tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Chairman Khaldoon Al Mubarak has revealed plans for a tribute statue to @21LVA to be installed outside the Etihad, while a training pitch with bespoke mosaic will also be dedicated to El Mago at the City Football Academy.
Full interview ??
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5re
— Manchester City (@ManCity) August 17, 2020