Problematiku i Barcelonës përfshihet në telashe, nget Ferrarin i dehur dhe ndalohet nga policia

Arthur Melo vazhdon të jetë problematik me sjelljen e tij, këtë herë jashtë fushe. Mesfushori brazilian kohët e fundit është kthyer në një çështje te klubi spanjoll, teksa pas mungesës së interesimit të shfaqur gjatë ndeshjeve shkoi deri aty sa braktisi ekipin në stërvitje pas pushimeve. Por tashmë telashe të reja kanë lindur për Arthur përpara se të udhëtojë drejt Torinës për të qenë pjesë e Juventusit.

Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori ka ngarë në orët e para të mëngjesit Ferarrin e tij në gjendje të dehur. Madje edhe ka humbur kontrrollin me makinës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi. Ky version është mohuar nga vetë lojtari, ndërsa i sigurt është fakti se është ndaluar nga policia për testin e alkoolit, ku ka rezultuar mbi normë ne lejuar. Një vepër penale kjo në Spanjë, që është shoqëruar me një dosje të hapur nga policia locale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online