Klubet arritën akordin, Keidi Bare ndalon gjithçka dhe pret ofertë nga La Liga

Transferimi i Keidi Bares drejt Espanjolit dukes do të ishte çështje ditësh për t’u zyrtarizuar. Klubet kishin arritur marrëveshjen mes tyre dhe skuadra katalanase do të paguante 2.5 milionë euro për shërbimet e tij. Një akord i tillë shkonte për shtat për të dyja palët, teksa Espanjol do të mbyllte çështjen e përforcimit të mesfushës, ndërsa Malaga do të përfitonte të ardhura sa më shpejt, që i hyjnë në punë për krizën ekonomike në të cilën ndodhen.

Por nëse klubet e kanë me nxitim, e kundërta vlen për Keidi Baren. Mesfushori shqiptar ka ndalur vrullin e këtij transferimi, pasi sipas tij nuk ka përse të nxitohet kur deri në përfundim të merkatos mbetet ende shumë kohë. Lojtai i Kombëtares kuqezika synime të tjera për karrierën e tij dhe duket se dëshiron ta mbyllë kapitullin e tij në Kategorinë e Dytë spanjolle, për të hapur një tjetër në La Liga. Mediat spanjolle bëjnë me dije se Bare është në pritje të një oferte nga La Liga dhe për këtë arsye ka lënë në pritje ofertën e Espanjolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online