La ndeshjen para kohe, trajneri i Manchester United e poshtëron prapë Cristiano Ronaldo-n: Nuk e kam mendjen te ai sot…

Manchester United ka marrë një fitore të vyer kundër Tottenham-it, por rezultati 2-0 nuk i ka gëzuar të gjithë në kampin e kuq. Cristiano Ronaldo u largua drejt dhomave të zhveshjes përpara kohe. Sulmuesi portugez u la në stol nga Ten Hagu dhe një zgjedhje e tillë nuk i ka pëlqyer aspak.

Por, si për të mos mjaftuar lënia në stol, trajneri holandez injoron për herë të dytë 5 herë fituesin e Topit të Artë. I pyetur pas ndeshjes për largimin e parakohshëm të Ronaldos nga pankina, Ten Hag është shprehur se sot e ka mendjen vetëm te fitorja dhe jo te portugezi. “Do merrem me të nesër, jo sot. Sot do të jemi duke festuar fitoren“, ka thën Eric Ten Hag./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *