La Masia nuk prodhon më? Epo, paguani 200 mln euro për këtë talent!

Quhet Buskets, por nuk ka lidhje me Serzhi Buskets… i datëlindjes 1999, ishe bërë shënjestër për shumë klube top në Europë dhe, për këtë motiv, Barcelona ka nxituar ta blindojë, duke i rinovuar kontratën edhe për tri vitet e ardhshme dhe vendosur klauzolën prej 200 mln eurosh për ata që e duan…

Talenti i rritur te La Masia, që kohët e fundit nuk ka prodhuar shumë, në krahasim me përpara pesë vjetësh, ndiqej edhe nga Juventusi, që kishte nisur kontaktet. Ai ka luajtur me Barcelonën B vjet për 22 ndeshje, teksa kohët e fundit po kthehet nga një dëmtim.

Ndërkohë, Barcelona e mori tepër të ri, vetëm 8 vjeç, në 2007, nga shkolla e futbollit Sant Feliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *