La Liga i heq emrin Majorkës dhe e quan Muriqi, “pirati” është sulmuesi më i mirë në top 5 ligat e Europës

Vedat Muriqi ka bërë të gjithë tifozët e Majorkës të dashurohen me të. Sulmuesi nga Prizreni ka shënuar 8 nga 13 golat e skuadrës  së tij në këtë sezon, si dhe ka dhuruar asistin në një prej tyre. Për këtë arsye, faqja zyrtare e La Liga-s në “Twitter” ka shpërndarë një postim, ku heq emrin Majorka dhe e pagëzon ekipin thjesht me emrin… Muriqi.

Statistikat flasin hapur për të. Futbollisti shqiptar ka shënuar në 5 ndeshjet e tij të fundit në kampionat, duke regjistruar kështu ecurinë më të mirë aktive sa i përket golashënuesëve në top 5 ligat më të forta të Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online