La Himarën për medaljet me Greqinë! Nëna e vetmuar kishte ndërruar jetë dhe nuk e dinte askush, zbulohet arsyeja e sherrit me Pirro Dhimën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Nëna e peshëngritësit të njohur, Pirro Dhima, është gjendur e pajetë në shtëpinë e saj në Himarë. Sipas raportimeve nga organet zyrtare thuhet se e moshuara kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, por askush nuk ka qenë në dijeni për këtë fakt.

Vetë ish-sportisti jeton në SHBA dhe në një prononcim për “Report TV” mohon të ketë braktisur nënën e tij, por thekson se ajo nuk ka pranuar kurrë të largohet nga shtëpia e saj dhe të bashkohej me të. Megjithatë Dhima shprehet se hera e fundit që ka pasur kontakt me mamanë e tij ishte 4 ditë më parë.

Por raportet mes tyre duket se nuk kanë qenë fort të shëndosha. Kjo për faktin se nëna e tij ishte kundër martesës së Dhimës me gazetaren greke, Anastasia Sdougou, e cila ishte disa vite më e madhe se ai. Pikërisht diferenca në moshë u kthye në “mollë sherri“ brenda familjes.

Kujtojmë se ish-peshëngritësi i lindur në Himarë vendosi të largohej drejt Greqisë, ku do të fitonte edhe medalje të shumta në këtë sport. Dhima pak muaj më parë do të mohonte në mediat Helene çdo lidhje të tij me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke e deklaruar veten si 100% grek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online