La blutë e Londrës për “djajtë”, Tomori e harron ish-ekipin: Rikthimi te Chelsea? E dua Milanin

Debutimi i Milanit në Champions League, nuk rezuloti ai “i ëndërruari” nga tifozët, teksa kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 3-2 nga Liverpool-i në “Anfield”. Megjithatë me përmbysjen që arritën në pjesën e parë, pavarësisht se nuk arritën te fitonin, djemtë e Stefano Piolit treguan që janë në nivelin e skuadrave te mëdha. Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, blerë nga Chelsea në merkaton e verës, deklaroi se beson që mund të fitojë Champions League-n me Milanin dhe nuk dëshiron të rikthehet në Premier League.

“Rikthimi te Chelsea? Tani ndihem mirë në Milano, e dua Milanin. Chelsea ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime për 15 vite dhe kam arritur t’i realizoj ëndrrat e mia duke luajtur në të gjitha kompeticionet. Tani jam shumë i lumtur në Milano dhe unë jam i kënaqur me atë që po bëjmë. Tani kemi edhe Champions League më në fund dhe ndoshta mund ta fitojmë, siç bëri Chelsea”, u shpreh Tomori./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online