La Asllanin në stol dhe çuditi të gjithë tifozët, “i përkëdheluri” i Inzaghi-t largohet nga Interi

Roberto Gagliardini nuk është më pjesë e Interit. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi italian në kanalet zyrtare në rrjetet sociale. Mesfushori italian është konsideruar edhe si “i përkëdheluri” i Inzaghi-t në sezonin që shkoi. Megjithëse ishte e ditur se 29-vjeçari do të largohej këtë verë si lojtar i lirë, trajneri i Interit vazhdonte t’i jepte besim në fushën e lojës.

Minutat e marra prej tij gjatë sezonit kanë çuditur tifozët e Interit. Paraqitjet në fushë nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe në stol qendronte një mesfushor me talent për të ardhmen si Kristjan Asllani. Argumenta këto që shtonin habinë në radhët e tifozerisë zikaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *