Armando Broja ka vendosur ta festojë ditëlindjen e tij në Tiranë, më saktësisht në stadiumin “Air Albania”. Sulmuesi shqiptar ka vendosur të ndjekë nga afër përballjen me Gjeogjinë, teksa do të jetë i pranishëm në tribunë për të mbështetur Kombëtaren. Broja ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Kuq e Zi” në “SuperSport”, ku ka shprehur dëshirën e madhe për t’u rikthyer sa më shpejt me fanellën kuqezi.
“Është e vërtetë. Sot kam ditëlindjen. Shpresoj të marr një fitore si dhuratë. Atmosfera në “Air Albania”? Kjo është shtëpia jonë, është shpirti jonë. Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe që të luajnë bukur për tifozët. Kam një dëmtim të vogël, por shpresoj të rekuperohem sa më shpejt dhe të luaj para këtyre tifzoëve. Shkova te hoteli dhe takova disa prej lojtarëve. Takova Mitajn, takova Uzunin, takova Bajramin. Shpresoj të më bëjnë një dhuratë të bukur. Më mungon ky stadium. Kam shumë qejf të luaj me Kombëtaren. Shpresoj të kthehem sa më shpejt. Kush shënon sot? Po them Asllani. Ai ndoshta bën gol”, ka thënë Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/