Ky po që është biznes, investimi më i zgjuar i merkatos vjen nga Frankfurti

0

Drejtori sportiv i Ajtrahtit të Frankfurtit, Fredi Bobiç, ka konfirmuar para medieve se klauzola e blerjes përfundimtare të sulmuesit serb Luka Joviç është vetëm 7 milionë euro. Futbollisti 21-vjeçar u mor në huazim për 2 sezone nga Benfika në verën 2017-ës.

Në Portugali Joviç kishte kaluar dy sezone për t’u harruar. Mjafton të thuhet se në dy vite, i riu serb u aktivizua në vetëm dy ndeshje me ekipin nga Lisbona, ndërsa në aktivizimet me ekipin rezervë nuk ia doli të spikaste.

Gjithsesi, Frankfurti vendos t’i japë një shans sulmuesit dhe arrin një marrëveshje huazimi 2-vjeçare me të drejtë blerje për 7 milionë euro. Më pas ndodh ajo që se priste askush. Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Joviç spikat me tetë gola 930 minuta, thuajse një gol për çdo 90 minuta.

Fredi Bobiç, ish-lojtar i Gjermanisë, aktualisht drejtori sportiv i Ajntrahtit të Frankfurtit

Ecuria fenomenale nuk njeh të ndalur as në sezonin  e dytë, përkundrazi 21-vjeçari fillon të shënojë akoma më shumë. Këtë edicion futbollisti serb ka shënuar 15 gola në 22 ndeshje, po aq sa polak i Bajernit Robert Levandovski, dhe në ndryshim nga sulmuesi i bavarezëve, Joviç nuk ka shënuar asnjë gol me 11-metërsh. Tanimë në zyrat e klubit gjerman po vijnë oferta që i kalojnë 40 milionë euro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.