“Ky gol ka shije tjetër, e kam pasur objetiv të shënoj para ultrasve të Romës“, Kumbulla nuk i përmban emocionet: Kam punuar shumë

Marash Kumbulla ka shënuar sot golin e dytë të takimit kundër Real Sociedadit. Një gol që e dërgon Romën më të qetë në ndeshjen e kthimit në Europa League. Mbrojtësi shqiptar nuk e ka fshehur lumturinë e tij për golin e shënuar. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Sky Sports“, Kumbulla ka thënë se e ka pasur gjithmonë si synim që të shënojnë përpara ultrasve të Romës. Gjithashtu shton se gjithnjë ka punuar shumë dhe është munduar të shfrytëzojë në maksimum hapësirat që i ka dhënë Mourinho.

“Ishte një emocion i papërshkrueshëm. Gjithmonë ka qenë synimi im të shënoj një gol nën “Curva Sud”. E kam bëra nën “Curva Nord”, por kjo ka një shije tjetër, edhe sepse ishte e dobishme dhe shpresoj të jetë i dobishëm për ndeshjen e dytë. Gjithmonë kam punuar shumë. Edhe në stërvitje dhe në të gjitha rastet që më ka dhënë trajneri. Gjithmonë përpiqem të jap gjithçka, me pikat e mia të forta dhe të dobëta, por gjithmonë jap gjithçka dhe sot jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online