“Ky është viti për t’u shpallur kampion”! Gazetari nga Shkodra është i sigurt për fitoret: Vllaznia në Superiore dhe Luizi në Big Brother

Vllaznia arriti të fitonte ndaj Tiranës me shifrat 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Herald Marku me penallti, që hapi garën për titull. Por si u komentua kjo fitore në Shkodër? I ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV ORA”, ishte gazetari Denis Bajraktari.

“Ishte një atmosferë e mrekullueshme sot. Tifozeria kishte mbushur shkallët e stadiumit. Kjo fitore ngroh më shumë kampin e Vllaznisë. Titulli kampion është objektiv kryesor i Vllaznisë, jo vetëm në këtë sezon, por në dy sezonet e fundit.

Ndoshta është ky viti i duhur për t’u shpallur kampion. Sot kishte një tifozeri më të madhe në numër në Loro Borici. Nisur edhe nga rivaliteti mes skuadrave, ishte kjo një arsye tjetër për të shkuar në stadium. Kampionatin e fiton Vllaznia. Edhe Vllaznia në Superiore edhe Luizi në Big Brother janë më afër se kurrë”, tha Bajraktari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *