“Ky është rival serioz”! Trajneri i Zrinjskit kërkon dy fitore me Tiranën: Nuk do ruajmë rezultatin e “Air Albania”-s

Zrinjski pret në Mostar Tiranën për të luajtur ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës me kampionët e Shqipërisë. Trajneri i klubit nga Bosnje-Hercegovina ka folur sot në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide, ku ka bërë të qartë se nuk do të përpiqen të administrojnë fitoren e marrë në “Air Albania”, por dëshiron fitoren e dytë.

“Rezultati është i favorshëm për ne, por nuk do ta mbrojmë rezultatin që morëm në ndeshjen e parë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar serioz. Kemi luajtur mirë në Tiranë, por mendoj se mund të luajmë edhe më mirë. Tirana është një ekip që luan me kundërsulme dhe gjysmë kundërsulme, dhe atëherë janë më të rrezikshmit pas fitimit të topit.

Nuk i jemi kthyer shumë ndeshjes me Zeljan. Jemi të fokusuar maksimalisht te Tirana dhe të fitojmë turkn. Nuk po mendojmë për Tobolin, duhet të kalojmë fillimisht Tiranën dhe më pas të kthehemi lehtësisht te një kundërshtar i ri”, ka deklaruar Sergej Jakiroviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online