‘Ky është një budallallëk”! E thotë përpara 241 milionë ndjekësve, Kristiano Ronaldo e fshin menjëherë

Kristiano Ronaldo do të jetë mungesa e madhe e supersfidës së sotme atje ku Juventusi do të përballet me Barcelonën. Ylli portugez ka rezultuar sërish me Koronavirus, ndërsa mbrëmja e djeshme ishte njëkohësisht edhe shpresa e fundit për të luajtur kundër katalanasve.

Por përgjigja e marrë nga tamponi do të rezultonte pozitiv, që në këtë rast përkëthehet një lajm negativ për Ronaldon. Futbollisti i njohur ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, atje ku ndiqet nga 241 milionë njerëz.

Teksa njofton se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, nuk do të mendohej dy herë për ta cilësuar si budallallëk testimin. Fjalë këto që tërhoqën menjëherë vëmendje të madhe dhe hapën shumë polemika, ndërsa Ronaldo u detyrua që ta fshinte menjëherë nga postimi i tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online