“Ky është lojtari që na duhej”! Trajneri i Serisë A ngre në qiell talentin e Shqipërisë: Mos harroni se nga ka ardhur, ka shumë potencial

Marvin Cuni do të transferohej te Frosinone në Serinë A. Një afrim i ardhur me vetë bekimin e trajnerit Di Francesco, që e kërkoi me ngulm në ekip.

Cuni i ka nisur thuajse të gjitha ndeshjet miqësore si titullar te Frosinone dhe kjo tregon se po projektohet për të qenë lojtar i rëndësishëm. Menjëherë pas ndeshjes së sotme kundër Salernitanës, Di Francesco e vlerësoi së tepërmi Cunin.

“Po e filloj me Marvin Cunin. Duhet të jetë më i vendosur para porte, por është lojtar që shtyn lart dhe është pikërisht lojtari që na duhej.

Jam shumë i kënaqur me ndikimin që ka pasur. Mos harroni se nga ka ardhur. Ka shumë potencial dhe do ta shihni”, tha Di Francesko. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *