“Ky është ekipi që ka bërë kranar gjithë qytetin“, zv. trajneri i Erzenit i vë fajin mungesave: Lutemi që të kthehen lojtarët e dëmtuar

Është mbyllur në baraspeshë 0-0 përballja e sotme mes Erzenit dhe Kastriotit, e cila është e vlefshme për javën e 29 të “Abissnet Superiore“-s. Të dyja skuadrat kërkonin fitoren, por në fund kanë arritur të marrin vetëm nga një pikë në “Niko Dovana“. Ndeshja ishte e balancuar dhe e lu.ftuar nga të dy ekipet.

Skuadrat patën shanset e tyre për të zhbllokuar rezultatin, por u mungoi saktësia përpara portës. Erzeni qendron në vendin e 5 në renditje, me 38 pikë të grumbulluara, ndërsa Kastrioti pozicionohet i fundit në tabelën e renditjes, me vetëm 28 pikë të grumbulluara. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport“.

Deliallisi (zv. Trajner Erzeni): “Kishte presion nga të dyja skuadrat. Kjo dallohej edhe në pasimet e gabuara që bëheshin në mesfushë.Ishte një ndeshje me dy tablo. Pjesën e parë ishte më mirë Kastrioti. Në pjesën e dytë dominuam ne dhe patëm mundësinë ta fitonim ndeshjen. Mendoj që barazimi ishte rezultati i drejtë për këtë takim. Për një ekip si ne, për mënyrën se si u ndërtuam, mendoj se 4 lojtarë të munguar janë shumë. Nuk kishim shumë alternativa për të freskuar mesin e fushës. Ne kemi nevojë për një lider si Krasniqi. Sakrifikoi sot dhe ishte një nga më të mirët në fushë. Shpresoj që me ardhjen e lotarëve të dëmtuar, do rikthehet ai ekipi i mëparshëm. Ky është ai ekipi që ka bërë krenar gjithë qytetin dhe ky është ai ekipi që do të marri rezultatet e kërkuara“.

Çela (Kastrioti): “Po pse mungoi dëshira? Nuk ka arsye pse të mungojë dëshira. Ne kemi lojtarë profesionistë, kemi lojtarë të mirë. Sot patëm dominim, patëm edhe probleme. Nuk jam i kënaqur me zëvendësimet. Kam gjithë sezonin që nuk kam goditur me zëvendësimet. Dëgjova dikë aty që thoshte se Erzeni duhet të fitonte. Po si duhet të fitonte Erzeni me ne?! Nuk është e mundur, ne jemi ekip më i mirë nga Erzeni. Këta çuna janë heronj. Po kalojmë traumë pas trauma. Po kalojmë traumë edhe kur fitojmë. Jam shumë i kënaqur nga ekipi. Ruajta ekuilibrin, sepse nuk doja të rrezikoja. Arbitri pa u rrëzuar lojtari i Erzenit në tokë jepte faull direkt. Patëm një gol të anulluar. Më shumë se kaq nuk kemi mundësi të prodhojmë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online