Kush tha që Superliga nuk ekziston? Quhet Premier League! Shifrat e çmendura që tregon sa larg është futbolli në Angli

Në mesin e dhjetë klubeve që shpenzuan më shumë para për transferime këtë verë, tetë i përkasin Anglisë. Shumë tifozë morën frymë dhe u qetësuan kur ideja e një “Super League” u shemb shpejt dy vjet më parë. Por duket se tashmë ekziston.

Vetëm se ato janë ekipe angleze. Quhet Premier League. Një vit më parë, klubet e tij shpenzuan 1.6 miliardë euro për nënshkrimet e verës. Por çfarë mund të themi sot kur anglezët blenë lojtarë për 2.2 miliardë euro në merkaton që sapo përfundoi.

Për hir të krahasimit, klubet nga Seria A italiane shpenzuan 749 milionë, ndërsa në La Liga spanjolle 505 milionë. Bundesliga gjermane shpenzoi gjithsej 448 milionë euro për transferime. Madje janë në plus kur merret raporti i blerjes dhe shitjes së lojtarëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online