Ka gjithnjë e më shumë skandale të shtuara kur bëhet fjalë për trukimin e ndeshjeve. Kjo vlen edhe për kupat evropiane, ndërsa tani kemi një rast të ri të tillë në Conference League. Fituesi i Kupës së San Marinos nga sezoni i kaluar, Virtus, u përjashtua nga Europa për tre vjet.
Virtus u përjashtua për trukim ndeshjesh në vitin 2017 në kampionatin vendas, ndërsa tani UEFA nuk kishte mëshirë. Më herët ishte njoftuar nga UEFA se ekipet që do të jenë në Europë do të jenë në vëzhgim edhe në kampionatin vendas. Pas suksesit historik, kësaj skuadre nuk i lejohet që të marrë pjesë në garat europiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/