“Kush mendon të kundërtën nuk merr vesh nga futbolli“, ish-drejtori sportiv i Romës: Asllani do të zëvendësojë Brozovic-in

Gianluca Petrachi ka komentuar blerjen e fundit të Interit, Frattesi-n. Ish-drejtori sportiv i Romës ka thënë për “Tuttomercatoëeb.it“ se Frattesi është një blerje e mirë e klubit zikaltër, por nuk është i mëndimit se lojtari është sjellë në Milano për të zëvendësuar Brozovic-in. Sipas tij zëvendësuesi i mesfushorit kroat do të jetë Kristjan Asllani.

“Ai (Frattesi) është një mesfushor i mirë. Ai përfaqëson Italinë e bukur me Barellën. Janë ata lojtarë që çdo trajner do të donte t‘i kishte. Është një lojtar i gjeneratës së re. Ai i bën të dyja fazat, Interi ka bërë një blerje të mirë. Por kushdo që thotë se është punësuar për të zëvendësuar Brozovicin, nuk kupton asgjë nga futbolli, po flasim për lojtarë të ndryshëm. Përkundrazi, unë mendoj se Asllani mund të zëvendësojë Brozovic-in dhe ai mund ta bëjë këtë në një mënyrë të rëndësishme, sepse ai është një lojtar i mirë”, ka thënë Gianluca Petrachi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online