“Kush jeni ju?”! Policia dhe Prokuroria e Tiranës zbatojnë urdhërin e Erion Veliajt, marrin në pyetje anëtarët e futbollit se votuan…Krenar Alimehmetin

Situata në Shqipëri për zgjedhjet e presidentit të ri të FSHF është kthyer në qesharake. Pasi doli incizimi ku kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, shihet qartë se i kërkon anëtarëve të futbollit që të votojnë për Eduart Prodanin, tashmë kjo palë është “viktima”. Pasi zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës i fitoi Krenar Alimehmeti, Veliaj ka vendosur në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës për të bërë gjithçka mundet që të shfuqizojnë vendimin e parë.

Sipas asaj që raporton “Ora News”, dhjetëra anëtarë të futbollit që kanë votuar për Krenar Alimehmeti janë marrë në pyetje për të treguar pozicionin e tyre, pasi sipas Veliajt kishin ardhur me furgon nga një qytet tjetër vetëm për të mbushur fletën e votimit. Tashmë e vetmja gjë që ka mbetur, është që kryetari i Bashkisë së Tiranës të shpalli fituesin e këtyre zgjedhjeve të reja në FSHF me një deklaratë për shtyp, sigurisht, gjithmonë në cilësinë e aksionerit të Tiranës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online