Kush është më i madhi? Ronaldo tregon pse fërkoi mjekrën kur shënoi ndaj Spanjës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në anglisht ekziston një shkurtim inicialesh që formon fjalën GOAT, që përkthehet “cjapi” ose “dhia”.

GOAT është shkurt për “Greatest Of All Time”, “Më i madhi i të gjitha kohërave” dhe para pak ditësh Lionel Mesi u shfaq në kopertinën e një reviste me një cjap dhe disa dhi. I qartë aludimi për GOAT, “Më i madhi i të gjitha kohërave”.

Ndërkaq, në sfidën kundër Spanjës Ronaldo shënoi dhe fërkoi mjekrën, si për të treguar mjekrën e cjapit, pra GOAT. Të gjithë e interpretuan si një mesazh se është portugezi më i madhi.

Megjithatë, vetë Ronaldo mundohet të mos krijojë shumë debate në lidhje me këtë histori dhe sot sqaroi arsyen e atij festimi: “Ishim në sauna para ndeshjes kundër Spanjës dhe më pas, kur po rruhesha, u thashë me shaka shokëve që do e lija mjekrën si cjap deri në fund të Botërorit, nëse shënoja ndaj Spanjës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *