Juventusi do të luajë kundër Bolonjës nesër dhe në këtë ndeshje lojtarët e Zonjës së Vjetër do të shfaqen me fanellë të re. Është një version i fanellës që është krijuar në bashkëpunim me Adidas dhe artistin brazilian të grafitit, Eduardo Cobra. Megjithatë, tifozët nuk janë shumë të kënaqur, përkundrazi, janë të tmerruar.
Ata tashmë e kanë shpallur këtë fanellë si një nga më të këqijat që janë shfaqur ndonjëherë dhe në komentet e njoftimit të klubit kanë shprehur qartë pakënaqësinë e tyre. Kjo fanellë e Juventusit tashmë është në shitje. Çmimi është 100 euro, por pyetja është nëse dikush do të dëshirojë të paguajë një shifër të tillë për një fanellë si kjo. /Sport Ekspres/
When football meets art… Kolours redefined ?
Introducing our new @adidasfootball x @kobrastreetart kit, available now! ?
? https://t.co/nt7XS9vGuq pic.twitter.com/9rXwyWiGJp
— JuventusFC (@juventusfcen) April 15, 2022