Gjykata e Tiranës, vendimet e pabazuara në vendim te Veliajt dhe gjithë situata e krijuar në këto ditë janë folur në Ora Sport që transmetohet në Ora News. Anila Basha ka shpjeguar mashtrimin e bërë në dy zgjedhjet paralele për kryetarin e Shoqatës Rajonale në Tiranë, nga njëra anë ajo e futbollit dhe në tjetrën ajo e Veliajt.
“Ka mendime positive dhe negative për atë që është bërë në futboll. Ju thoni ka palë të dytë kundër Dukës, unë nuk shoh palë tjetër. Vendimet për futbollin, duhet të zgjidhen te futbolli.
Përshembull, për kryetarin e Shoqatës Rajonale Tiranë fitoi Alimehmeti me mbi 2/3. Pastaj 17 kandidatët e Prodanit që ikën dhe ishin me të, bën zgjedhje të tjera. Vendimi i Gjykatës që quajti këto zgjedhje quan prezent dhe klubin e Partizanit. Më thuaj pak se kë ka vendosur delegat Gaz Demi për të votuar dhe cili ishte në atë mbledhje? “, tha Basha. /Sport Ekspres/