Kurtua del hapur: Në Madrid kam fëmijët

Portieri i Belgjikës dhe Çelsit, Tibo Kurtua, duket se tashmë e ka vendosur, e ardhmja e tij është te Reali. Pas fitores së Belgjikës ndaj Japonisë, Kurtua u pyet nga gazetarët në lidhje me kthimin e tij në Madrid, aty ku ka luajtur me Atletikon më parë.

“Për të ardhmen time do të flas pas Botërorit. Megjithatë, në Madrid kam fëmijët e mi, që për mua janë shumë të rëndësishëm. Nuk do të thotë që do të kthehem, por do të bëj diçka për t’i parë më shpesh. Më pëlqen Madridi, me magjeps edhe Londra, por ndryshimi qëndronte te fakti që fëmijët e mi janë në Madrid”.

Kurtua nis vitin e fundit të kontratës te Çelsi dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, ndaj klubi londinez është i detyruar ta shesë këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *