Kurbanov: Kukësi na befasoi, duhet të gjejmë mënyra të tjera për t’i shënuar!

Kurban Kurbanov, trajneri i Karabakut, pas ndeshjes, foli për RTSH Sport, duke komentuar barazimin pa gola, lojën, kundërshtarin dhe sidomos shanset për kualifikim.

“Të dy skuadrat u përpoqën dhe, sigurisht, ne donim që të fitonim, por dihet se ishte e vështirë. Në të tilla ndeshje nuk është asnjëherë e lehtë. Por, kemi edhe 90 minuta në Azerbajxhan për të fituar dhe për t’u kualifikuar”

“Ne do të ndryshojmë në shtëpi, sepse kundërshtari përdori një sistem ndryshe taktik, një rreshtim që nuk e prisja. Por, ne do të jemi gati në sfidën e dytë dhe më të përgatitur”.

“Vështirë që t’i shënoje Kukësit. Megjithatë, në ndeshjen e dytë do të përpiqemi që të gjejmë rrugën për të shënuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online