Kurajo Skënder! Trajneri i Kukësit niset drejt Stambollit, reagon edhe presidenti i FSHF

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka reaguar sa i përket gjendjes shëndetsore të Skënder Gegës. Trajneri i Kukësit është rënduar së tepërmi pasi pandemia ka prekur mushkritë. Për këtë arsye ka shkuar me urgjencë drejt Stambollit, që të marrë trajtimin e specializuar. Në lidhje më këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe Duka duke shkruar:

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder! Jemi të gjithë me ty në këto caste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online