Forma e çuditshme e Barcelonës, ka më shumë pikë në Champions League se në La Liga

Kur dukej se mungesa e Messit do t’i sillte mjaft vështirësi Barcelonës ndaj Dinamo Kievit, lojtarët e futur në fushë treguan totalisht të kundërtën. Katalanasit shënuan katër gola dhe arritën të mbanin portën e paprekur. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll me shifrat 0-0.Me këtë fitore Barcelona ndodhet në kuotën e 12 pikëve dhe është shumë pranë objektivit kryesor, vendit të parë në grupin G.

Një fakt interesant është që tashmë Barcelona ka grumbulluar në Champions League më shumë pikë sesa ka arritur në kampionat. Në La Liga, djemtë e drejtuar nga Koeman janë në vendin e 13 në kuotën e 11 pikëve në 8 ndeshje të luajtura. Forma e dobët e skuadrës është reflektuar edhe tek kapiteni Lionel Messi, i cili ka arritur të shënojë vetëm 1 gol që nuk ka ardhur nga 11-metërshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online