“Kur të mund Shqipëria 5-1…”, trajneri i Austrisë nuk e përtyp lehtë: Kjo ishte e turpshme

Një fitore e madhe dhe shumë peshë për Shqipërinë U-21 ka ardhur në transfertën ndaj Austrisë atje ku ka fituar me shifrat 1-5. Fitore e thellë kjo e kuqezinjëve duke i dhënë më tepër hapësirë Superiores, atje ku 6 lojtarë që e nisën si titullar ishin nga elita e futbollit tonë. Për këtë arsye triumfi shijon dyfish, ndërkohë për trajnerin e Austrisë U-21, Peter Shcotel, kjo humbje nuk mund të përtypet lehtë.

“Rezultati flet qartë. Në pjesën e pasme nuk mund të mbrosh ashtu, në pjesën e përparme ne jemi përplasur vazhdimisht me këtë mur. Ne u përpoqëm më shumë nga krahët në pjesën e dytë. Nëse humbni 5-1 në shtëpi nga Shqipëria, atëherë do të thotë se nuk funksionon asgjë.

E pashpjegueshme për mua. Ne nuk ishim gati për këtë në mbrojtje dhe e bëmë atë shumë të lehtë për kundërshtarët tanë. Përfundimi ishte se ishte e turpshme, një rezultat i turpshëm. Ne e bëmë atë shumë të lehtë për ta. Është për të ardhur keq që kemi humbur një mundësi kaq të madhe”, u shpreh trajneri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online