Futbollisti i Totenhamit, Erik Dyer, ka shprehur një dëshirë të pazakontë që e ka zbuluar në intervistën e dhënë për “Evening Standard”. Mesfushori i klubit londinez është shumë i lidhur me skuadrën që përfaqëson dhe “dëshira e tij e fundit” ka të bëjë sërish me Totenhemin.
“Do të doja që hiri im të derdhej në “Tottenham Stadium”. Nuk kam ndonjë lidhje të veçantë këtu në Londër përveç asaj me Totenhem. Kështu që do të ishte vendi i bukur kur unë të mbyll sytë”, u shpreh Dyer.
Një deklaratë e tillë e shton edhe më shumë dashurinë e tifozëve londinez për mesfushorin e tyre që dëshmoi “dashurinë e përjetshme” që ka me klubin e Totenham. /Sport Ekspres/