“Dikur argëtoheshim me Shqipërinë dhe Armeninë”, në Rumani nuk e kapërdijnë rrëzimin: Po shkojmë në botën e 4

Në Rumani nuk po e kapërdijnë dot krizën e madhe dhe pikën ku ka mbërritur Kombëtarja e tyre. Dikur me emrin e madh dhe përfaqësimin dinjitoz në Europë, ndërsa në periudhën aktuale do të përmbysej nga Armenia.

Të gjithë mediat kanë kryqëzuar Kombëtaren e tyre duke kritikuar rëndë tifozët se nuk luajnë me dëshirë në fushë. Së fundmi është “Adevarul”, media në Rumani, që për të treguar pikën kritike të rezultateve ka bërë pasqyrimin e Kombëtareve të tjera.

“Prova që po shkojmë në botën e katërt”, ishte titulli hapës për të treguar se më pak se pikët e grumbulluara nga Rumania, 3 të tilla, kanë marrë vetëm: “Gjeorgjia, Bullgaria, Ishujt Faroe, Moldavia, Letonia, Gjibraltari, Malta, Andorra dhe San Marino”.

Njëkohësisht në artikull thuhet mes të tjerash: “Përveç kësaj, Kombëtaret që dikur ne argëtoheshim me ta kanë më shumë pikë se ne”. Në këtë listë vjen Armenia, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Shqipëria dhe Qipro, që kanë grumbulluar më shumë se tre pikë.

Kështu Rumania ndodhet në vendin e katërt të grupit pas tre ndeshjeve të luajtura, duke u kaluar nga Armenia, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania, ndërsa kanë të njëjtin barazi pikësh me Islandën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online