Florent Hasani kaloi nga Tirana te Rapidi në Rumani, ndërsa arriti që të ambientohej menjëherë me skuadrën e re. Në një intervistë për median azere “Sportinfo”, Hasani tregoi se kishte shumë oferta nga Azerbajxhani, të cilat u refuzuan për çështje burokratike.
“Po, kam pasur oferta nga Azerbajxhani. Nuk janë arritur jo për çështje të parave, por të dokumentave. Unë kam pasaportën e Kosovës. Ata më thanë se nuk mund të luaj dot vetëm me pasaportën e Kosovës. Sigurisht që shumë lojtarë këtu kanë edhe pasaportën e Shqipërisë që i lejon të luajnë në Azerbajxhan. Unë për momentin nuk e kam, këtu në Rumani nuk është problem për këtë pjesë.
Në të ardhmen do ta marrë edhe unë pasaportën dhe mund të vij në Azerbajxhan. Redon Xhixha ka shumë nivel, është futbollist i madh. Nuk mendoj se Xhixha do të kthehet në Shqipëri, nuk është mundësi e mirë për të. Duhet të ketë vetëm pak durim dhe të punojë, koha e tij do të vijë”, tha Hasani. /Sport Ekspres/