Kur suksesi thyen urrejtjen! Reagimi i Conor McGregor pasi Khabib la MMA

0

Khabib Nurmagomedov mposhti Justin Gaethje për të mbrojtur titullin kampion për të tretën herë si dhe përmirësoi rekordin e tij fantastik në 29-0. Rusi nga Dagestani duket se nuk është njeri normal, pasi në 29 ndeshjet e fituara nuk është gjendur asnjëherë në momente të vështirë.

Megjithatë pavarësisht se fitoi 10 milionë euro në këtë ndeshje, paraja nuk është mendimi kryesor i Khabibit. Pas vdekjes së babait Nurmagomedov dha dorëheqjen nga MMA. Ky lajm erdhi si trishtim edhe për rivalin e tij kryesor, Conor Mcgregor i cili nuk do të ketë mundësinë për të tentuar hakmarrjen.

Megjithatë ajo çka Khabib Nurmagomedov ka arritur në karrierë nuk mund të mos ngjallte respekt edhe tek irlandezi, i cili uroi kundërshtarin e tij në Tëitter. “Super performancë Khabib Nurmagomedov, urime! Do të më duhet të eci përpara. Edhe njëherë ngushëllimet e mia për babain tuaj.
I joti! Mcgregor!”- ishin fjalët e Conor Mcgregorit në Twitter. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.