Kur rregullat i harron edhe vetë arbitri/ Gjyqtari i kërkon falje ekipeve, loja në Kupën e Mbretit nis me gafa

Munuer Montero ishte në një mbrëmje të keqe në karrierën e tij. Arbitrit spanjoll i ishte besuar ndeshja mes Spprtingut të Gijonit dhe Valencias, e vlefshme për Kupën e Mbretit. Montero do të përlitet shumë pas ndeshjes, jo për nivelin e lartë të gjykimit, por për gafën me të cilën nisi pjesën e dytë të takimit.

Arbitri i këtij dueli harron për një moment rregulloren dhe nis lojën menjëherë sapo ekipet kthen nga pushimi mes pjesëve. Megjithatë do i duhej që në pak sekonda të ndërpriste lojën dhe t’i kërkonte falje skuadrave. Arsyeja? Montero nuk zbatoi rregullin për të numëruar lojtarët përpara nisjes së pjesës së dytë të ndeshjes dhe i ra bilbilit në një kohë kur mungonin 3 futbollistë të formacionit. Bëhej fjalë për Otero-n, Zarfinon dhe portierin Marino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online