“Kur na ka rrahur Tirana as që bëhej fjalë të dilja në qendër”, Gega kujton të shkuarën: Të bënte gjyqin këpucari dhe faturinoja

Skënder Gega ka publikuar episodin e parë të “Soccer Talk Podcast“. Ish-trajneri i Partizanit vjen në një version tjetër për publikun, teksa mes bashkëbisedimeve me personazhe të njohur të futbollit shqiptar, synon të  tregojë histori të patreguara më parë dhe shprehë mendimet e sinqerta në lidhje me futbollin aktual.

Në bisedën me të ftuarit Neptun Bajko dhe Ledio Pano, Gega ka kujtuar edhe momentet se si përjetoheshin humbjet në kohën kur ishte aktiv në futboll. Ish-lojtari i Partizanit është shprehur se nuk dilte asnjëherë në qytet pasi humbiste ndeshje me të kuqtë, pasi e priste një “gjyq i hapur publik” nga tifozët.

“Unë nuk kam dalë kurrë kur jemi rrahur. Po ta them me sinqeritet. Kur na ka rrahur Tirana, as që bëhej fjalë për të dalë në qendër. Të gjykonte dhe të bënte gjyqin fatorinoja, këpucari…”, ka thënë Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *