Në Serinë A është vendosur përfundimisht edhe fati i ekipeve që do të zbresin në kategorinë më poshtë. Pas Crotone dhe Parma kishte shumë diskutime mbi skuadrën që do t’i bashkohej për të luajtur në Serinë B gjatë sezonit të ardhshëm.
Torino dhe Benevento ishin në duelin e mbijetesës, ndërsa sfida e fundit për ta është përballja direkte. Megjithatë situata nuk do të shkojë deri në këtë pikë. Kjo pasi Torino ka barazuar në transfertën e Lacios duke iu larguar me 4 pikë Beneventos.
Kryeqytetasve nuk i shërbente fitorja për asgjë pasi janë të palëvizshëm në vendin e 6. Por shpresa e madhe e Beneventos ishte për shkakun se trajneri i tyre, Pipo Inzagi, ka vëllain që drejton Lacion. Dhurata nuk mbërriti kurrë nga Simeone Inzagi ku pas barazimit të sotëm ndaj Torinos ka vulosur dërgimin e vëllait të tij në Serinë B. Për më tepër Imobile do të humbiste penalltinë në minutën e 82 për ta bërë edhe më dramatike ndeshjen. /Sport Ekspres/